LAJMI I FUNDIT:

Pas daljes nga Bashkimi Evropain, SHBA premton marrëdhënie të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar

Pas daljes nga Bashkimi Evropain, SHBA premton marrëdhënie të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.

Mbretëria e Bashkuar tani hyn në një periudhë tranzicioni që do të zgjasë deri në fund të vitit dhe gjatë së cilës qeveria është ngarkuar me detyrën për të rivendosur marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj më të afërt, transmeton Telegrafi.


Dhe menjëherë pas daljes nga së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, ka reaguar Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo ka thënë: “Unë jam i kënaqur që Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë rënë dakord për një marrëveshje Brexit që nderon vullnetin e popullit britanik. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhëniet tona të forta, produktive dhe të me prosperitet me Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ato hyjnë në këtë kapitull tjetër. /Telegrafi/