Pas Bonit dhe në Bernë, hapet edhe një pikë shtesë për dokumentet e udhëtimit

Në vazhdim të serisë së vizitave në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëllim dukshëm të shtuar të punës konsullore, sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani po qëndron në ambasadën në Bernë të Zvicrës.
Në këtë Ambasadë, krahas shërbimeve të tjera konsullore për qytetarët tanë, stacioni bazë bën foto dhe merr të dhëna biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa nga sot vihet në funksion edhe një stacion celular shtesë paralel me stacionin bazë.
“Kam ardhur këtu për të inkurajuar diplomatët që u shërbejnë rreth 300 qytetarëve tanë çdo ditë, por edhe për të parë se si po shkon procesi i lëshimit të dokumenteve të reja të udhëtimit. Kam sjellë një stacion tjetër mobil për fotografim, që do të thotë se edhe këtu në Bernë po punojmë me dy pika paralelisht, që do të thotë se dy ekipe po bëjnë foto dhe po shpërndajnë dokumente të reja udhëtimi paralelisht”, tha Osmani.
Ambasada në Bernë është një nga ambasadat më të ngarkuara në Evropë me një stacion bazë. Ashtu si në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore në Bruksel, Bon dhe Berlin, Ambasada në Bernë riorganizoi punën e saj në seksionin konsullor për të shkurtuar kohën e ofrimit të shërbimeve dhe për t’i pajisur qytetarët tanë me dokumente udhëtimi sa më parë.
“Sfidat vazhdojnë kudo për shkak të situatës emergjente. Faktor lehtësues është vendimi i Zvicrës për të lejuar qytetarët tanë të udhëtojnë me dokumentet e vjetra të udhëtimit. Megjithatë, jemi riorganizuar me diplomatë shtesë, duke punuar në dy turne dhe duke punuar në fundjavë”, përfundoi ministri.
Nga Zvicra, Osmani vazhdon në përfaqësinë në Venecia, me qëllim njohjen nga afër me situatën dhe zbatimin e riorganizimit për të përmbushur interesat e qytetarëve tanë në Itali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame