LAJMI I FUNDIT:

Pas Apple e Samsung, një prodhues tjetër eliminon nga paketimi mbushësin – Oppo ndjek trendin

Pas Apple e Samsung, një prodhues tjetër eliminon nga paketimi mbushësin – Oppo ndjek trendin

Pas Apple, e më pas edhe Samsung, një prodhues tjetër i telefonave mobile ka eliminuar mbushësin nga paketimi.

Oppo ka brenduar teknologjinë e saj të mbushësit të shpejtë të quajtur SuperVOOC, që arrin rezultate shumë të kënaqshme, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, asgjë nuk zgjatë gjithmonë, e siç raporton GSMArena, këtë lajm kompania e ka bërë të ditur me rastin e promovimit të serisë Reno8, të telefonit të mençur që është dedikuar për tregun evropian.


Sipas zëvendësdrejtorit të kompanisë Oppo, Billi Zhang, nga viti i ardhshëm mund të presim që mbushësit të mos figurojnë fare në paketim në disa pajisje.

Zhang theksoi se “vitin e ardhshëm do të largojnë mbushësin nga paketimi te disa prodhime”, duke shtuar se “kanë një plan B, pasi e dinë se blerësit e tyre nuk mund të arrijnë lehtë te mbushësi SuperVOOC”.

“Planifikojmë zgjerimin e operacioneve tona, të njëjtit mbushës do t’i bëjmë të qasshëm në dyqane që të mund t’i blini dhe të vazhdoni t’i përdorni edhe kur e ndërroni telefonin e juaj”, shtoi Zhang.

Në këto momente, shumë prodhues të telefonave mobil vendosën të eliminojnë mbushësin nga paketimi. I pari ishte natyrisht Apple, më pas Samsung dhe ishte e pritshme që edhe prodhuesit e tjerë të ndjekin këtë trend. /Telegrafi/