LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit tragjik me 4 viktima, Policia shqiptare me aksion në autostradën Vlorë-Fier

Pas aksidentit tragjik me 4 viktima, Policia shqiptare me aksion në autostradën Vlorë-Fier

Një ditë pas aksidentit tragjik ku një familje me 4 persona humbi jetën, në autostradën “Pavarësia” në Vlorë ka zbarkuar një njësi e task-forcës së policisë rrugore.

Në këtë aks, shpejtësia e lejuar është deri në 110 kilometër në orë, ndërkohë që sipas burimeve të Euronews nga policia, personat e ndëshkuar janë pikasur duke lëvizur me shpejtësi nga 160 deri në 220 kilometër në orë.


Këto kontrolle vijnë pas paralajmërimit të zëvendës drejtori të përgjithshëm të policisë, Albert Dervishaj i cili një ditë më parë teksa lajmëroi se policia po heton me kujdes maksimal aksidentin tragjik që shoi një familje me 4 anëtarë, tha se policia rrugore do të intensifikojë masat duke shtuar dhe prezencën e policëve në rrugë.

Referuar të dhënave policia rrugore ka evidentuar shkeljet më të shpeshta nga ana e shoferëve, që nisin nga shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara apo përdorimi i celularit, për të cilat pak javë më parë u miratuan dhe ashpërsime në kodin rrugor.

Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën katër persona, mes tyre fëmijë
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën katër persona, mes tyre fëmijë

Një familje me katër anëtarë u shua në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, në zonën e quajtur “Kripa”. Teksa udhëtonin me një autoveturë “Toyota”, familjarët nga Patosi, Eduart Gushi, 44 vjeç; Silvana Gushi, 33 vjeç; Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi 9 vjeçe, janë përplasur me një autoveturë tjetër tip “Audi”, duke përfunduar jashtë rruge dhe duke humbur jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti. Vetëm një prej vajzave, është arritur të dërgohet në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbajnë në jetë, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori