LAJMI I FUNDIT:

Pas 8 vitesh Microsoft tejkalon Apple për nga vlera e tregut

Pas 8 vitesh Microsoft tejkalon Apple për nga vlera e tregut

Gjiganti i prodhimeve të telefonave iPhone, Apple, ka dorëzuar kurorën si kompania më me vlerë në botë.

Një rënie e vlerës së aksioneve të Apple në javët e fundit ka bërë që kompania të parakalohet nga rivali i saj Microsoft për herë të parë pas tetë vitesh, por kjo ndodhi vetëm për pak minuta.


Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, vlera e Apple, ditën e hënë ra në 812.60 miliardë dollarë poshtë Microsoft, i cili vlerësohej me 812.93 miliardë dollarë.

Apple ka humbur 300 miliardë dollarë në vlerë pas rekordit prej 1.1 trilion dollarësh që e arriti në fillim të muajit tetor ku u bë kompania e parë në botë që e arriti këtë vlerë. /Telegrafi/