LAJMI I FUNDIT:

Pas 6 muajsh, në foltore flet deputeti Amdi Bajram, qorton rëndë LSDM-në (Video)

Pas 6 muajsh, në foltore flet deputeti Amdi Bajram, qorton rëndë LSDM-në (Video)

Pas gjashtë muajsh pauzë në foltore, sot e ka marrë fjalën deputeti Amdi Bajram, duke theksuar se nuk do të votojë për zgjedhjen e një ministri nga radhët e LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, opozita e ka tepruar me kërkesat e saj, ndërkaq deklaron se në zgjedhjet e radhës, LSDM-ja do të fitojë dyfish dënim. Kështu, për Ambi Bajramin, zgjedhjet do të mbahen më 11 tetor, pra e gaboi datën.


”Është koha që pas gjashtë muajsh të dal në foltore të shprehem dhe t’ua them të vërtetën. Gjashtë muaj dëgjova cirk të ndryshëm dhe vetëm kam studiuar. Ju të LSDM-së që dëshironi dhe që kërkoni qeveri tenkinke në kuvend, përsëri t’i ktheni ministrat? Po kush u përzu? Përse dhatë dorëheqje? Kush i përzu ministrat? Vetë dhanë dorëheqje, kurse tani qaani që përsëri të hyni. Ku e gjeni këtë?Jam tallur, tani të dua – tani nuk të dua moj grua. Nuk ka ashtu, martesa është martesë, dihet kjo. Këtë e gjeni vetëm në Maqedoni”, i shpreh më tej, deputeti Amdi Bajram./Telegrafi/