LAJMI I FUNDIT:

Pas 47 vjetësh zgjidhet misteri i vrasjes së studentes amerikane, të gjetur në bagazhin e veturës – autoritetet tregojnë se si arritën një gjë të tillë (Foto/Video)

Pas 47 vjetësh zgjidhet misteri i vrasjes së studentes amerikane, të gjetur në bagazhin e veturës – autoritetet tregojnë se si arritën një gjë të tillë (Foto/Video)
Studentja e Universitetit Shtetëror të Indiana, Pamela Milam u vra në shtator 1972.

Hetuesit thanë se kanë zgjidhur një vrasje disa vjeçare të një studenteje të kolegjit Indiana në sajë të testimit të ri të ADN-së dhe teknologjisë së gjenealogjisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka identifikuar Jeffrey Lynn Hand si vrasësin e mundshëm të Pamela Milam, një studente 19-vjeçare e Universitetit Shtetëror të Indiana, e cila u gjet e lidhur në automjetin e saj gati 50 vjet më parë, thanë autoritetet të hënën.


Ndryshe, Milam ishte zhdukur natën e 15 shtatorit të vitit 1972, pasi kishte lënë një ngjarje universitare në Terre Haute, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Indianapolis, tha policia.

Familja e saj e gjeti trupin e saj në bagazhin e makinës së saj në kampus të nesërmen, dhe policia tha se ajo vdiq nga mbytja. Në atë kohë nuk kishte dëshmitarë apo të dyshuar të qartë.

Studentja e Universitetit Shtetëror të Indiana, Pamela Milam u vra në shtator 1972.

Ndërsa shefi i Policisë ka thënë se Hand vdiq në një përleshje me policinë në vitin 1978.

“Ai u përpoq të rrëmbejë një femër tjetër ndërsa ajo po hynte në makinën e saj në një parking në një supermarket”, ka thënë shefi i policisë gjatë një konference shtypi të hënën. “Për fat të mirë, kësaj radhe atje ishte një zëvendës i sherifit jashtë detyrës atje”.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur më tej, Hand kishte një histori të dhunshme që përfshinte vrasje, ndjekje dhe tentim rrëmbimi.

Shawn Keen, i cili mori rastin në vitin 2008, tha se ekipi i tij zhvilloi një test të “anësisë së kundërt” duke përdorur ADN-në nga fëmijët e Hand dhe duke e krahasuar atë me provat e ADN-së nga skena e vrasjes.

Provat, tha Keen, do të kishin qenë të mjaftueshme për prokurorët që të akuzonin Handin nëse ai do të ishte gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori