LAJMI I FUNDIT:

Partnerët e koalicionit qeverisës janë unikë për dialogun

Partnerët e koalicionit qeverisës janë unikë për dialogun

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është unik sa i përket dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusit për këtë proces, pjesë e të cilit shpreson se do të jenë shumica e partive opozitare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se për AAK-në është jetike të ketë një konsensus politik jo vetëm për udhëheqësin e bisedimeve, por edhe për platformën dhe strategjinë, ose qasjen që do ta ketë Kosova në këtë proces.

Sa i përket funksionimit të Kuvendit, Nitaj ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk do ta ketë problem çështjen e numrave dhe të fuqisë për të vepruar.