Partizani fillon bashkëpunimin me 2 Korrikun

Siç dihet, bardhekuqtë qysh më moti kanë lidhur bashkëpunim me Prishtinën, prej së cilës i kishte transferuar katër futbollistë, ndërsa tani ata kanë iniciuar lidhje të njëjta bashkëpunimi edhe me klubin e respektuar kosovar, 2 Korrikun.
Bashkëpunimi mes këtyre dy skuadrave nis të martën, me një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Tiranë mes Partizanit U-19 dhe 2 Korrikut U-19. “Partizani na ka ftuar për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipet U-19. Ata janë të interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën.
Siç dihet fillimisht e patën nis bashkëpunimin me Prishtinën, ndërsa me zhvillimin e kësaj miqësoreje, fillon edhe bashkëpunimi i mes klubit të famshëm shqiptar dhe skuadrës sonë”, tha për Arenën drejtori i përgjithshëm i 2 Korrikut, Shaban Baholli.
“Partizani është klub i madh shqiptar, për të cilin kemi respekt, andaj ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme. Bashkëpunimi dhe përforcimi i miqësisë mes nesh fillon qysh të martën me këtë miqësore e për ta vazhduar edhe në të ardhmen”, shtoi Baholli. /Tribuna/Telegrafi/




















































