Fjala është për Partizanin e Tiranës dhe Shkëndijën e Tetovës. Këto dy klube i kanë nisur bisedimet me Hysin dhe vet futbollistin, për shërbimet e të cilit kanë nevojë të madhe. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti më i mirë i shpallur tri herë në Kosovë. “Presidenti i Partizanit ka ardhur në Kosovë ku ka folur me kryetarin e Hysit, Hysen Sadiku. Partizani më ka kërkuar në formë huazimi”, deklaroi për Arenën Zhdrella.

“Ndërsa, edhe zyrtarët e Shkëndijës kanë ardhur në Kosovë, me të cilët jam takuar dhe kemi biseduar”, shtoi Zhdrella. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që t’i bashkohet ndonjërës prej këtyre dy skuadrave, nëse pajtohet klubi i tij aktual, Hysi, me të cilin Zhdrella ka kontratë.


“Varët nga klubi a më liron apo jo. Unë ua kam bërë me dije se nuk lëvizi pa pëlqimin e Hysit. Kam kontratë me Hysin dhe dua ta respektoj, andaj mund të lëvizi vetëm nëse pajtohet Hysi”, përfundoi Zhdrella, i cili qe shumë vite kërkohet nga shumë skuadra kosovare e të huaja, por assesi nuk lëvizur nga Merdara. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app