‘Partitë shqiptare, të paafta për t’i mobilizuar votuesit për të mos u fshirë nga lista’!
Kanë kaluar 25 ditë që nga shpallja e listës, gjegjësisht 39.502 votuesve fiktiv që KSHZ duhet t’i kontrollojë individualisht secilin qytetar që gjendet në këtë listë. Deri më tani, nga 39.502 votues të dyshimtë, vetëm 8.922 prej tyre i kanë verifikuar të dhënat gjatë procesit. Kur 30.580 votues të dyshimtë, ende të pakonfirmuar, mundësi për tu fshirë nga lista, kjo përkthehet në humbje deputetësh në taborin shqiptarë, dhe përveç se kjo përbën një apati të rrezikshme politike, dëshmon edhe diskriminimin e radhës ndaj elektoratit shqiptar, kështu u shprehën analistët për Telegrafi Maqedoni.
Analisti Xhelal Neziri, vlerëson se bisedimet në Përzhinë nuk u morën edhe aq seriozisht nga partitë politike shqiptare, respektivisht nga BDI dhe PDSH.
‘Është ky rezultat i pasivitetit të partive shqiptare në negociata. Këto bisedime nuk i morën me seriozitet duke përhapur të pavërteta se kjo krizë buron nga konflikti brenda-maqedonas, ku shqiptarët gjoja nuk duhet të përzihen. Megjithatë, kishte një afat të mjaftueshëm për të gjithë votuesit që të lajmërohen nëpërmjet faqes së internetit të KSHZ, por shumë pak e bënë këtë’.
Neziri, më tej shton se, procesi i verfikimit të votuesve fiktiv ka dështuar dhe kjo tregon se partitë politike nuk kanë autoritet për të mobilizuar votuesit që të paraqiten në KSHZ për të mos u fshirë nga lista.
‘Kjo dëshmon se partitë politike nuk kanë autoritet për të mobilizuar votuesit as të paraqiten për mos u fshirë nga lista, e lëre më t’i bindin të dalin në votime. Kjo flet për një apati të rrezikshme të trupit votues shqiptar, për një tërheqje nga proceset demokratike dhe për një zhgënjim të thellë nga partitë politike’, vlerëson analisti Neziri për Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, profesori universitar, Sefer Tahiri, në një deklaratë për Telegrafi Maqedoni, thotë se përgjegjësia për mundësinë e humbjes së 30.580 votuesve fiktiv bie mbi faktorin politik shqiptar dhe se këtë pastrim të listës duhet ta bëjnë institucionet dhe jo të lihet në ndërgjegjen e qytetarëve.
‘Kusht për zgjedhje demokratike është garantimi i të drejtës së votës të gjithë qytetarëve në Maqedoni, por vlerësoj se në aspektin politik kjo çështje nuk u menaxhau si duhet dhe në radhë të parë përgjegjësia bie mbi faktorin shqiptar në bisedime, BDI dhe PDSH, të cilët në Përzhinë kanë pranuar këtë model të pastrimit të listës zgjedhore, duke e lënë në ndërgjegjen e qytetarit të drejtën e votës, në vend se këtë ta bëjnë institucionet’.
Tahiri hedh fajin te BDI dhe se përgjegjësia politike bie mbi pushtetin por edhe partinë shqiptare opozitare. Shqiptarët me këtë shifër të votuesve të dyshimtë të pakonfirmuar humbin tre deri në katër deputetë.
‘Gjykuar sipas të dhënave, ka gjasë që shumica dërmuese e këtyre votuesve që nuk janë në listën unike votuese dhe nuk janë lajmëruar me kohë për evidentim të jenë shqiptarë, që do të thotë humbje e së paku tre deri në katër deputetë, por mbi të gjitha është një dikriminim elektoral që u bëhet shqiptarëve etnike dhe së këndejmi dëshmon se subjekti shqiptar, sidomos BDI në pushtet duhet të jetë më syçelë, pasi përgjegjësia politike bie mbi pushtetin dhe partinë shqiptare opozitare’, shprehet Tahiri.
Votuesit tjerë të dyshimtë kanë edhe 15 ditë afat para zgjedhjeve të jashtëzakonshme për tu paraqitur në këtë institucion. Nga ky numër mbeten edhe 30.580 qytetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit