LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike vazhdojnë fushatën për t’i bindur qytetarët të votojnë “pro” në referendumin e 30 shtatorit

Partitë politike vazhdojnë fushatën për t’i bindur qytetarët të votojnë “pro” në referendumin e 30 shtatorit

Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin marrëveshjen me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.


BDI fushatën e saj për referendum e ka  zhvilluar në Saraj. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se bojkoti është arma e të ligut, bojkoti nuk është kategori e demokracisë që ne e kemi instaluar në vend. Nga ne pritet që me 30 shtator është ti gëzohemi suksesit, të gjithë të dalim e të propagandojmë e të votojmë për Maqedoninë në NATO,` u shprehë kryetari i BDI-së

LSDM fushatën e saj për referendumin e 30 shtatorit e zhvilloi në Demir Kapi, nga ku kryeministri Zoran Zaev tha se çdo votë “për” më 30 shtator për Maqedoninë hapim fonde të reja dhe mundësi për investime kapitale në projekte infrastrukturore.

PDSH mbajti takim me banorët e Bogovinës. Në fjalimin e tij Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi potencoi se ardhmëria jonë është të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme politike-ushtarake NATO-s dhe aleancës më të fuqishme ekonomike Bashkimit Evropian, duke theksuar se alternativa e vetme për rajonin dhe Evropën juglindore është integrimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ndërsa Lëvizja Besa e Bilall Kasamit realizoi takim me qytetarët e Kumanovës. Gjatë takimit Kasami tha se “duke votuar PËR më 30 shtator, rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë shumë më e lehtë dhe me këtë, do të kemi një të ardhme të ndritur. Të votojmë pro që të jemi të barabartë edhe në kushtetuë dhe të mos llogaritemi më si përqindje, por si shqiptarë, ashtu siç e kemi edhe slloganin për këtë fushat të Referendumit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori