LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike propozojnë 22 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Partitë politike propozojnë 22 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Partitë politike në vend kanë propozuar 22 tetorin, si datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në takimin konsultativ me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve tha se pas konsultimit me partitë do të marrë vendimin për datën e zgjedhjeve.


Ai tha se vendimi për caktimin e zgjedhjeve duhet të bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, për çka tha se janë në kuadër të afatit ligjor.

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, propozoi që zgjedhjet lokale të mbahen brenda afatit kohor ligjor.

Ismail Kurteshi nga Vetëvendosje, propozoi datën 22 tetor, si datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ai propozoi që në zgjedhjet e ardhshme KQZ-ja të angazhohet më shumë në mënyrë që qytetarëve t’iu sqarohet si të votojnë, ndërsa diasporës t’i mundohet votimi.

Edhe përfaqësuesi i AKR-së, Agim Bahtiri propozoi që zgjedhjet të mbahen më 22 tetor.

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se data ideale do të ishte 22 tetori dhe sipas tij s’mund të manovrohet më herët.

Edhe nënkryetari i AKK-së, Pal Lekaj, tha se zgjedhjet lokale duhet të mbahen brenda afatit ligjor.

Ndërsa, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën propozoi datën 22 ose 29 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Edhe partitë tjera politike si Lëvizja për Bashkimi, Partia e Drejtësisë, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, thanë se mbajtja e zgjedhjeve lokale duhet të jetë në kuadër të afatit ligjor.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori