LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike përkrahin projekt-marrëveshjen me ANZh-në në vlerë prej 46 milionë euro

Partitë politike përkrahin projekt-marrëveshjen me ANZh-në në vlerë prej 46 milionë euro

Partitë politike po përkrahin projekt-marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, me vlerë totale të kredisë prej 46 milionë euro,

Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se kjo kredi parasheh që 10,5 milionë euro të shfrytëzohen për vazhdimin e masës 15 edhe më tutje.


“Kryesisht mjetet parashihet 28, 9 milionë euro për këtë masë, pra për dyfishim të ndihmave sociale për vazhdim të këtij dyfishimi. Ku 18,4 prej tyre janë të dedikuara për rimbursim të shpenzimeve tashmë të ndodhura, pra për muajt që janë paguar. Ndërsa, edhe 10, 5 milionë euro parashihen për vazhdimin e masës 15 edhe më tutje. Dhe shpresoj që kjo qeveri do të shfrytëzojë këto mjete, ta vazhdojë këtë masë.

Po ashtu 17,1 milionë euro tjera përdoren për parandalim dhe luftim të COVID-19. Dhe këtu shpresoj që meqenëse ne si kuvend nuk ishim të gatshëm të siguronim maska falas për qytetarët, nga kjo shumën është komponentë që mbulon edhe mallra dhe shërbime së paku me dakordim të sigurohet nga kjo shumë prej 17 milionë euro, të ndahet për sigurim të maskave për qytetarët”, është shprehur Murati.

Ndër tjera, Murati tha se si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se përkrahin këtë projekt-marrëveshje. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka bërë të ditur se dy kreditë tjera përbëjnë një shumë rreth 200 milionë euro.

Këtë marrëveshje e kanë përkrahur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori