Partitë politike në Maqedoni me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip kanë uruar qytetarët për këtë ditë të madhe, duke bërë thirrje që të ruhet gjuha dhe alfabeti.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ju sjell komunikatat nga partitë të cilat kanë uruar Ditën e Alfabetit.
Aleanca për Shqiptarët:
“Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe, Aleanca për Shqiptarët ua uron gjithë bashkëkombësve këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe të shkrimit të saj. Kjo ngjarje e lavdishme dhe historike për mbarë kombin, 109 vite më parë, në Manastirin e lavdishëm të asaj kohe, i priti krerët, ndër më të shquarit e kombit në Kuvendin historik për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e njësimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Sot edhe pas aq vitesh nga kjo ngjarje e lavdishme e Kuvendit të Manastirit, ne, shqiptarët e Maqedonisë, ende nuk e kemi të zgjidhur si duhet çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në nivelin e zyrtar. Si për koincidencë, ky përvjetor në Maqedoni festohet në klimën e debatit parlamentar për Ligjin e përdorimit të Gjuhës shqipe. Shpresojmë se të gjithë parlamentarët e Kuvendit të Maqedonisë tanimë do reflektojnë pozitivisht në votimin e ligjit të një gjuhe, alfabeti i së cilës para 109 viteve lindi pikërisht në Manastir”.
RDK:
Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturorë, shpirtërorë dhe politik të kombit shiptarë ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë, njashtu si në rastin konkret duke mbajtur drejtimin e duhur, që sot të qëndisim me këto shkronja urimet për këtë ditë. Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon elitave politike. Le të shërbej ky forum mbarëkombëtarë i Manastirit një dëshmi se edhe sot jemi një komb, një histori, një gjuhë dhe një alfabet. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhë të bukur amtare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë identitetin tonë kombëtarë. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, urime dita e alfabetit shqip.
PDSH:
“Sot përkujtojmë 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Populli që kultuvon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqipëtare. Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqipëtare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”.
Lëvizja Besa:
“Me rastin e ditës së madhe të shkronjave shqipe, Ditës së Alfabetit Shqip, Lëvizja BESA uron që kjo festë të jetë një mundësi më shumë që ne të reflektojmë për rëndësinë që ka shkrimi shqip, fjala shqipe dhe kultura shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast nuk mund të mos e shprehim keqardhjen se këto shkronja të gjuhës sonë të bukur edhe sivjet nuk e gjetën mirënjohjen e duhur në Maqedoni, edhe sivjet shqipja nuk u bë gjuhë e dytë zyrtare dhe kjo vetëm për fajin e politikanëve shqiptarë që ndër vite e pamundësuan zyrtarizmin e gjuhës shqipe në vend. Megjithatë urojmë që 22 Nëntori i viteve të tjera të na gjejë më mirë, më të bashkuar dhe me shqipe të nderuar në Maqedoni. Shpresojmë që vitin tjetër edhe Muzeu i Alfabetit në Manastir nuk do të vazhdojë te jetë në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu të gjithë aktivistëve dhe simpatizuesve të Lëvizjes BESA ua urojmë edhe ditëlindjen e tretë të BESËS, njëherazi duke i falënderuar për të gjitha përpjekjet që i kanë bërë në ngritjen, promovimin dhe afirmimin e Lëvizjes BESA. Urime për shumë mote 22 Nëntori i Alfabetit dhe i Besës.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Tahiri-Beqa: Shqetësuese pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në tubime politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?