LAJMI I FUNDIT:

Partia ”Uniteti” inicon ndryshime kushtetuese në Maqedoni

Partia ”Uniteti” inicon ndryshime kushtetuese në Maqedoni

Lideri i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, sot ka inicuar nismë qytetare për ndryshime të Kushtetutës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë iniciativë kërkohet që numri i nënshkrimeve për të inicuar një kërkesë për ndryshime kushtetuese të ulet, ndërkaq tani ky numër është 150000 nënshrime, ose 30 deputetë.


Partia Uniteti konsideron se ky numër është përcaktuar për të penguar proceset demokratike, pasi që është e vështirë të arrihet ky numër nënshkrimesh, posaçërisht te shqiptarët, ose popujt tjerë.

Më tutje, partia Uniteti propozon që të bëhen ndryshime në preambulën e Kushtetutës, mundësimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe alfabetit, si edhe ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së kreytarit të shtetit dhe të kuvendit. Gjithashtu, me këtë iniciativë propozohen ndryshime të procedurave kushtetuese për sjelljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese, shpërndarje të buxhetit të shtetit, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori