LAJMI I FUNDIT:

Partia Konservatore e Boris Johnson fiton shumicën në zgjedhjet në Britani të Madhe

Partia Konservatore e Boris Johnson fiton shumicën në zgjedhjet në Britani të Madhe

Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.

Sipas CNN, Konservatorët kanë siguruar 338 nga 650 vendet në Dhomën e Parlamentit, përcjell Telegrafi.

Kjo do t’i jepte Johnsonit një shumicë të rehatshme dhe do t’i hapte rrugën Brexit të zhvillohej në fund të Janarit.


“Dua të falënderoj njerëzit e këtij vendi që dolën të votojnë në këto zgjedhje të dhjetorit, të cilat ne nuk donim t’i thërrisnim, por që mendoj se doli të jetë një zgjedhje historike”, ka thënë Johnson.


Jeremy Corbyn fajësoi veten për humbjen e partisë.

Duke folur në vendin e tij në Londrën e Veriut, Corbyn njoftoi se ai nuk do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, por nuk ndaloi të thoshte saktësisht kur do të linte postin.

“Unë do të diskutoj me partinë tonë për të siguruar që ka një proces reflektimi tani”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndërkohë, sipas një parashikimi të BBC, konservatorët do të marrin 364 deputetë, Laburistët 203, Partia Kombëtare e Skocisë 48, Liberal Demokratët 12.

Kjo do të thotë që Konservatorët do të kenë shumicën e tyre në Westminster që prej fitores në zgjedhjet e Margaret Thatcher në vitin 1987.

Laburistët, të cilët kanë humbur vendet në të gjithë Veriun, Midlands dhe Uells në vendet që mbështetën Brexit në vitin 2016, po përballen me humbjen më të madhe që nga viti 1935. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori