LAJMI I FUNDIT:

Partia FJALA hap fushatën në Gjakovë

Partia FJALA hap fushatën në Gjakovë

Partia FJALA sot bëri hapjen e fushatës së saj në qytetin e Gjakovës, duke prezantuar kështu tetë kandidatët që vinë nga qyteti i Gjakovës.

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi tha se me kandidatët që i kanë në Gjakovë sidomos ata në lëmin e mjekësisë do të bëjnë ndryshime të mëdha në sektorin e shëndetësisë.


Kandidatët nga Gjakova janë: Florik Haxhikadija,doktor i Veterinës; Edmond Halili, doktor specialist i Kardiologjisë; Jehona Behrami, Mësimdhënëse; Florin Halili, inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës; Musa Halilaj, doktor, specialist i Mjekësisë Familjare; Fatjona Berisha, magjistre e Letërsisë dhe Gjuhës Angleze; Blendi Bordoniqi, Profesor Magjistër i Muzikës; Shkelzen Halilaj, Administratë Publike.