LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drashkoviqit: Konflikti i ngrirë e shkatërron Serbinë, Vuçiq të arrijë marrëveshje me Kosovën

Partia e Drashkoviqit: Konflikti i ngrirë e shkatërron Serbinë, Vuçiq të arrijë marrëveshje me Kosovën

Partia e Vuk Drashkoviqit, Lëvizja e Përtëritjes Serbe (SPO), konsideron e konflikti i ngrirë në  Kosovë është kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb dhe se kjo do të ishte ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, gryesia e partisë së Drashkoviqit vlerëson se konflikti i ngrirë e lë Serbinë dhe popullin serb në një vullkan, e cili në çdo moment mund të shpërthejë.


“Konflikti ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet. Nuk guxon të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica. Vendimet duhet të merren mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Presidenca SPO ka deklaruar se me mos zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të ndizen flakët e luftës, jo vetëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.”

“Nëse tani nuk arrijmë marrëveshje [me Kosovën], e ngarkojmë  popullin dhe vendin për shumë vite në të ardhmen, por edhe brezat e ardhshëm, edhe me rrezikun se një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pafavorshme për neve”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se SPO mbështet angazhimin e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që me ndihmën e BE-së, të arrijë një  zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori