LAJMI I FUNDIT:

Partia e Baçevit: Zaevi dhe Ahmeti përgatisin falsifikimin e regjistrimit të popullsisë

Partia e Baçevit: Zaevi dhe Ahmeti përgatisin falsifikimin e regjistrimit të popullsisë

Partia Maqedonia e Vetme, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, përmes një komunikate për media thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po përgatisin falsifikimin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të bëhet në vitin 2020.

“Falsifikimi i regjistrimit pritet të bëhet në mënyrë që si shqiptarë do të regjistrohen edhe banorët që nuk jetojnë ose me vite nuk kanë hyrë në Maqedoni, mbi bazë të deklaratës së ndonjë anëtari të familjes, edhe pse standard evropian është që të regjistrohen të gjithë ata që të paktën në 12 vitet e fundit kanë hyrë në Maqedoni”.


“Edhe në kushte kur gjithë fuqia është e koncentuar tek Zaevi, ftojmë deputetët e shumicë parlamentare të tregojnë përgjegjësi dhe t’ia marrin të drejtën Zaevit të pranojë falsifikim të regjistrimit në vitin 2020 dhe në diskutime kuvendare t’i fshijnë dispozitat ligjore me të cilat mundësohet falsifikimi i regjistrimit”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Ata shtojnë se nuk do të pranojnë regjistrim të falsifikuar, ndërsa një tentim të tillë do ta konsiderojnë si tradhti ndaj Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori