LAJMI I FUNDIT:

Partia “Demokracia e re” në Greqi përfshin Fredi Belerin në listën e kandidatëve për eurodeputet

Partia “Demokracia e re” në Greqi përfshin Fredi Belerin në listën e kandidatëve për eurodeputet

Partia “Demokracia e re” në Greqi përfshiu të hënën në listën e 42 kandidatëve për eurodeputet kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar në Shqipëri nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë me dy vjet burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian pritet të mbahen në Greqi më 9 qershor dhe në listën e kandidatëve të Partisë “Demokracia e re” të kryeministrit ë Kyriakos Mitsotakis është edhe Piro Dhima.


Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet u paraqit në mungesë në konventën e Partisë “Demokracia e re” që u mbajt në Athinë mbrëmjen e së hënës.

Vuan dënimin në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis
Lexo po ashtu Vuan dënimin në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

Zoti Beleri, i cili u shpall fitues në bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore të majit të vitit të shkuar, nuk arriti ta merrte detyrën pasi u arrestua nga polica dy ditë para zgjedhjeve vendore dhe është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Rasti i zotit Beleri, kandidat i opozitës në zgjedhjet vendore, e përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron interesat e minoritetit grek, ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Fillimisht Athina kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin.

Kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur, për t’i mundësuar atij këtë gjë, janë hedhur poshtë nga gjykatat shqiptare, ndërkohë që autoritetet e vendit i janë përmbajtur qëndrimit se çështja i përket drejtësisë, dhe ata nuk mund të ndërhyjnë. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori