0Shares

Parlamenti Studentor pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” sot përmes një reagimi me shkrim kërkojnë që urgjentisht të shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Ndjejmë përgjegjësi të reagojmë publikisht në lidhje me votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi në mënyrë tërthorazi e drejta e jonë e votës është dëmtuar, nga deputetët të cilët është dashur t’i mbrojnë interesat e tona”, thonë nga Parlamenti Studentor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se ligji për gjuhët nuk ka lidhje me eurointegrimet e Maqedopnisë dhe as nuk do të thotë harmonizim i së drejtës së BE-së.

“Ky ligj nuk është prioritar, nuk është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe as nuk është në frymën e saj. Ky ligj është kundër Kushtetutës dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkel unitaritetin dhe shkel statutin e gjuhës maqedonase”, thonë nga Parlamenti Studentor.

Ata i bëjnë thirrje presidentit Gjorge Ivanov, që në emrë të funksionit të tij si president i shtetit, por edhe si profesor i Fakultetit Juridik në “Kirili dhe Metodi”, t’i mbrojë interesat kombëtare dhe ta përdorë të drejtë e vetos./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)