LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Holandës, tre mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat me asnjë kusht

Parlamenti i Holandës, tre mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat me asnjë kusht

Qëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mos hapjes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda.

Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan tre mocione bllokuese për hapjen e negociatave BE- Shqipëri. Top Channel raporton se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.


Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.

Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.

Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori