LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian miraton rregulloren e parë në botë për inteligjencën artificiale

Parlamenti Evropian miraton rregulloren e parë në botë për inteligjencën artificiale

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tekstit të asaj që do të bëhet rregullore e para në botë për inteligjencën artificiale (AI).

Pas miratimit të projekt-propozimit më të fundit në muajin maj, ligjvënësit evropianë miratuan sot tekstin e ligjit me shumicë të madhe të votave, duke hyrë kështu në hapin final të negociatave me Këshillin Evropian, i cili do të përcaktojë pamjen përfundimtare të ligjit.


Duke paraqitur rezultatin e votimit plenar mbi aktin e AI, Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, tha se akti “pa dyshim do të vendosë standardin global për vitet në vijim”.

Ajo shtoi se ky grup i parë rregulloresh synon menaxhimin e rreziqeve të paraqitura nga AI dhe zhvillimi i një përdorimi të ligjshëm të sistemeve të tilla.

“Unë mendoj se ne të gjithë mund të jemi krenarë me veten tonë sepse Evropa po udhëheq dhe do të vazhdojë të udhëheqë në legjislacionin e AI”, tha Metsola. “Inovacioni na dërgon përpara dhe hap mundësi të reja dhe si ligjvënës ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë. Bëhet fjalë për ndryshim. Bëhet fjalë për të kuptuarit që ne nuk mund të lejojmë të qëndrojmë duarkryq dhe për të mos pasur frikë nga e ardhmja”.

Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të vendosjes së ‘kufijve dhe atë kufijve të qartë’ për AI dhe vuri në dukje se çdo përparim në teknologji duhet të shkojë paralelisht me të drejtat themelore dhe vlerat demokratike.

Drafti i rregullave nga ligjvënësit e BE-së siguron që sistemet e AI të mbikëqyren nga njerëzit, të sigurta, transparente, të gjurmueshme, miqësore me mjedisin dhe jo diskriminuese. Ai përfshin gjithashtu një qasje të shkallëzuar dhe të bazuar në rrezik ndaj rregullores siç sugjerohet nga Komisioni Evropian (KE), i cili ndalon ose lejon përdorimin e pakufizuar të mjeteve të AI në varësi të faktit nëse ato janë ose jo me rrezik të lartë.

Sisteme të tilla si ChatGPT ose të ngjashme, të miratuara gjerësisht nga komuniteti IR muajt e fundit, hyjnë në kategorinë e ‘AI me detyrime specifike të transparencës’ dhe për këtë arsye nuk konsiderohen si me rrezik të lartë.

Çfarë do të thotë kjo është se ChatGPT ose mjete të tjera gjeneruese të AI që funksionojnë në të njëjtën mënyrë do të duhet të zbulojnë qartë se përmbajtja e tyre është krijuar nga AI dhe modeli duhet të dizajnohet për të parandaluar atë të gjenerojë përmbajtje të paligjshme ose të publikojë ndonjë të dhënë me të drejtë autori. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon

Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Teknologji
Kalo në kategori