LAJMI I FUNDIT:

Parku Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Biblioteka Presidenciale”, Zogaj: Ky projekt do të jetë një pikë referimi për të gjithë kombin

Parku Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Biblioteka Presidenciale”, Zogaj: Ky projekt do të jetë një pikë referimi për të gjithë kombin

Nënkryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar deklaratën e fillimit të konkursit arkitektonik ndërkombëtar për dizajnimin e “Parkut Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Bibliotekës Presidenciale”.

Zogaj në një postim në Facebook thekson se ky projekt do të jetë një pikë referimi për të gjithë kombin.

Lexoni të plotë postimin:


Sot, së bashku me Drejtorin e Planifikimit, Arbërin, me kënaqësi dhe nder të veçantë, nënshkruam deklaratën e fillimit të konkursit arkitektonik ndërkombëtar për dizajnimin e “Parkut Përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe Bibliotekës Presidenciale”.

Ky projekt do të jetë një pikë referimi për të gjithë kombin, një hapësirë që do të ruajë kujtimin e përhershëm për vizionarin dhe liderin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ndërsa do të shërbejë si burim dijeje për brezat që vijnë.

Ftojmë arkitektët më të mirë nga e gjithë bota të sjellin vizionet e tyre dhe të kontribuojnë në realizimin e një projekti që do të mishërojë vlerat tona kombëtare, historinë dhe trashëgiminë intelektuale.

Ky është vetëm fillimi i një procesi që do ta transformojë këtë hapësirë në simbol të përhershëm të unitetit, kulturës dhe arsimit”. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori