LAJMI I FUNDIT:

Parkon në vend të gabuar, vetura i rrethohet me 40 shporta mbeturinash (Foto)

Parkon në vend të gabuar, vetura i rrethohet me 40 shporta mbeturinash (Foto)

Në provincën Anhui të Kinës, një punonjës i higjienës është nervozuar shumë me shoferin që kishte parkuar në vend të gabuar dhe i pengonte të kryente punën e përditshme.

Për këtë arsye, ai ka marrë 40 shporta përplot me mbeturina dhe i ka vënë rreth makinës luksoze, transmeton Telegrafi.


Në këtë mënyrë, ai ka dashur t’i tregojë pronarit se është një njeri i ulët dhe meriton të rrethohet me plehra.

“Ato do duhej t’i hidhja për asgjësim, por si ta fusja kamionin për bluarjen e mbeturinave, kur ai më kishte zënë rrugën”, ka shpjeguar punonjësi.

Kalimtarët që shkonin në mëngjes në punë apo shkollë, e kanë fotografuar rastin dhe kanë qeshur me të, ndërsa nuk bëhet e ditur si ka reaguar pronari kur e ka parë veturën. /Telegrafi/