LAJMI I FUNDIT:

Parkingu i së ardhmes ku mund të hynë shumë vetura njëherësh (Video)

Parkingu i së ardhmes ku mund të hynë shumë vetura njëherësh (Video)

Kompania Carvana me bazë në Arizona të Shteteve të Bashkuara, që merret me shitjen e veturave, e ka krijuar një formë se si mund të duket një parkim në të ardhmen.

Secili vend ku qëndron vetura, do të ketë strukturë lëvizëse dhe me një komandë të vetme, e dërgon atë pranë pronarit, transmeton Telegrafi.


Sikurse shihet edhe në videon e postuar më poshtë, në objektin shumëkatësh mund të futen një numër i madh i makinave, ndërsa nuk shkaktohet asnjë tollovi në hyrjen apo daljet.

Megjithëse është në fazat fillestare, pritet që të mblidhen afro 100 milionë dollarë, që të ndërtohen disa qendra të tilla në të njëjtën kohë.

Deri më tani, ka pasur ndërtime të përafërta, por që janë shfrytëzuar për shitjen e veturave, të cilat i kërkonin klientët nga jashtë. /Telegrafi/