Para më shumë një viti, gjatë djegies së spitalit modular këtu në Tetovë ku humbën jetët katërmbëdhjetë persona, u vështirësua tej mase ndërhyrja e zjarrfikësve. Arsyeja ishte, parkimi vend e pa vend i makinave që bllokonin rrugën për të intervenuar zjarrfikësit. Edhe pse këtë memorie e kemi ende të freskët, vazhdon e njëjta rutinë e parkimit të makinave për rreth spitalit të Tetovës.
Kontaktuam edhe Policinë e Tetovës, nga ku apeluan që, të kihet kujdes maksimal me parkimin e makinave, sidomos në pjesët ku bllokohen rrugët, sepse dënimet do të jenë të ashpra.
“Edhe përkundër numrit të madh të dënimeve për parkim në vend jo adekuat, kjo rregull edhe më tej vazhdon të thyhet. Ju apelojmë gjithë vozitësve që të kenë kujdes me parkimin e makinave vend e pa vend, sepse në të kundërtën do të përballen me gjoba nga 45 – 180 euro, ndërsa makinat po ashtu do të largohen nga shërbimi merimangë qytetit”, thonë nga SPB, Tetovë.
Problem vazhdon të jetë që prej më shumë se një viti edhe mos largimi i objektit të djegur të modularit, edhe përkundër premtimeve të shumta nga ministria. Ditë më parë, sipas informatave nga Spitali i Tetovës, është hapur edhe thirrja për përzgjedhjen e firmës për heqjen e këtij objekti. Drejtori i spitalit Amir Elezi, thotë se objekti për një kohë shumë të shkurtër nuk do të jetë më aty.
“Tre ofertues janë paraqitur dhe në suaza të gjithë asaj procedure të prokurimit publik që duhej ti nënshtrohemi si institucion, tash jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave të tre ofertuesve dhe do përzgjedhim edhe ofertuesin që do bëj largimin e spitalit modular. Unë besoj se shpejt do ndodh pra jemi në fazën finale të largimit të mbetjeve të spitalit modular”, u shpreh Amir Elezi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.
Në tetë shtator të vitit të shkuar, si pasojë e përfshirjes së spitalit modular nga flakët, jetët i humbën 12 pacientë dhe dy familjarë të tyre./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City