LAJMI I FUNDIT:

Parizienet do të çmenden pas Bekimit

Parizienet do të çmenden pas Bekimit

“Paris-presse”, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen e dhjetë ka botuar një shkrim mbi reagimin e vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut.

“Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviqit (bëhet fjalë për filmin ‘Mbledhësit e puplave’ – v.j.)


Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), se luan si Burton (Richard) dhe se është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul)”, thuhet në shkrim. /Darsiani/