LAJMI I FUNDIT:

Parisi voton për trefishimin e tarifave të parkimit për disa vetura SUV

Parisi voton për trefishimin e tarifave të parkimit për disa vetura SUV

Pas një votimi historik në Paris, është vendosur që tarifat e parkimit për disa vetura SUV të trefishohen.

Rreth 54.5 për qind e qytetarëve kanë votuar për të rritur çmimet e parkimit për veturat të cilat peshojnë më shumë se 1.6 ton.


Bëhet e ditur se, në referendum kanë marrë pjesë vetëm 5.7 për qind e votuesve, të cilët iu kanë përgjigjur pyetjes se nëse ishin “pro apo kundër krijimit të një tarife për parkimin e veturave të rënda dhe ndotëse”.

Ky veprim llogaritet si përpjekja e fundit e kryetares së Parisit, Anne Hildago, për ta bërë qytetin më të gjelbër dhe miqësor, të gatshëm për Lojëra Olimpike.

Kostoja e parkimit të veturave për shoferët që nuk kanë licencë të veçantë nga autoritetet lokale është vendosur të rritet në 18 euro për orë.

Pra, një qëndrim gjashtë orësh do t’i kushtoj shoferëve 225 euro.

Tarifa e re do të zbatohet edhe për veturat elektrike që peshojnë dy ton ose më shumë.

Por, duket se plani i kryetares së qytetit i ka nervozuar shoferët të cilët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni në kundërshtim të këtij vendimi.

Ndryshe, ky votim është pjesë e planeve afatgjata që Parisi të bëhet një qytet me biçikleta.

Sipas zonjës Hidalgo, që nga viti 2020 janë krijuar 84 kilometra korsi për çiklizëm, duke rritur kështu edhe përdorimin e biçikletave. /Telegrafi/