LAJMI I FUNDIT:

“Paris-soir” 1938: Shija e mbretëreshës Geraldinë për modën parisiene dhe fustani i nusërisë porositur në Paris (Foto)

“Paris-soir” 1938: Shija e mbretëreshës Geraldinë për modën parisiene dhe fustani i nusërisë porositur në Paris (Foto)

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të hënën e 25 prillit 1938, në faqen Nr.2, një shkrim në lidhje me Konteshën Geraldinë, bukuroshen hungareze “Trëndafilin e bardhë” të Budapestit, mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, e cila ishte asokohe në prag të martesës me Mbretin Zog.

Reklama

Sigurisht, për këtë rast të veçantë, nevojitej një fustan nusërie unik dhe kryeqyteti francez ishte destinacioni ideal për të plotësuar dëshirën e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë të gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Moda parisiene e ka bindur mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë

Brenda disa ditëve, Kontesha Geraldinë Apponyi do të bëhet mbretëreshë e Shqipërisë.

Deri tani, ajo e kishte për zakon të vishej shumë sportive, dhe porosiste veshjet e saj në Budapest.

Por e kuptojmë që veshja e dasmës së një mbretëreshe është çështje më delikate. Kontesha Geraldinë i është referuar për këtë stilit parisien.

Fustani i saj do të jetë prej sateni të bardhë, i zbukuruar me gurë të çmuar, perla dhe qëndisje prej argjendi mbi të gjithë pjesën e sipërme, e cila do t’i përshtatet deri në bel. Fundi do të jetë shumë i gjerë dhe i gjatë, i prerë (i hapur) në pjesën e përparme që të dallohet një tjetër fund më i shkurtër dhe më i ngushtë.

Një vello sateni e bardhë, e stolisur me qëndisje prej argjendi do të fiksohet në supe dhe bel.

Pra, ky fustan u bë në Paris ndërsa kontesha gjendej në Tiranë.

Një ekip i posaçëm u dërgua pranë saj tre javë më parë me “copat për fustan”. Gjatë tetë ditëve, pasi kontesha zgjodhi në mesin e modeleve të dizajnuara posaçërisht për të, ajo i provoi ato. Fustani, i bërë këtu sipas atyre copave, nuk do të ketë fare nevojë të provohet para ceremonisë.

Kuptohet se diçka e tillë aq e çmuar nuk mund t’u besohet disa njerëzve të zakonshëm. Princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, motrat e mbretit Zog, do të marrin për në Tiranë fustanin e nusërisë të mbretëreshës së ardhshme në valixhet që ata kanë mbushur me tualetet e tyre, të porositura gjithashtu në Paris.

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Lajme
Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

Lajme

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Lajme
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori