LAJMI I FUNDIT:

I pari i Pejës i mahnitur me Urën Tibetiane në grykën e Rugovës

I pari i Pejës i mahnitur me Urën Tibetiane në grykën e Rugovës

“Ura Tibetiane” është një atraksion i ri në grykën e Rugovës. Ajo është 41 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Ura që rrit adrenalinën lidhë turistët me shtegun “Via Ferrata 3”.

Ura është 41 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë, përcjell Telegrafi.

Ura Tibetiane, është përuruar në grykën e Rugovës, e cila ka për qëllim zhvillimin e turizmit edhe më tej në këtë pjesë.


“Qëllimi ynë është që të shtojmë numrin e turistëve. Eksperienca na ka treguar se me dy “Via Ferrata” kemi pasur turistë më shumë se me një të tillë. Ne po shpresojmë shumë që me tri “Via Ferrata” numri i turistëve në qytetin e Pejës do të shtohet edhe më tej. Do të vijnë turistë më kualitativ që do të qëndrojnë më shumë se një natë në Pejë e që dëshirojnë të provojnë eksperiencën në tre “Via Ferrata”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nol Krasniqi nga “Marimangat”.

Kjo urë e llojit tibetian, lidhë turistët me Via Ferratën e tretë në grykën e Rugovës, e cila është punuar përgjatë viteve 2017/18.

Ky projekt Komunës së Pejës i ka kushtuar rreth 50 mijë euro.

“Ky projekt i ka kushtuar Komunës së Pejës 50 mijë euro, ndërkohë që partnerë e kemi pasur edhe “Sëiss Contact-in”, deklaroi Xhenetë Syka nga Komuna e Pejës.

E të parit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i pëlqeu shumë ky atraksion.

Gryka e Rugovës bëhet me Urën Tibetiane, më të gjatën në Ballkan
Lexo po ashtu Gryka e Rugovës bëhet me Urën Tibetiane, më të gjatën në Ballkan

“Një ndjenjë shumë e mirë. Kur gjendesh në mes rrugës, po të duket sikur po të kalon ura përfundi”, shprehet Gazmend Muhaxheri.

Ura Tibetiane në grykën e Rugovës numëron gjithsejtë 81 shkallë të cilat duhet të kalohen për të arritur tek Via Ferrata 3./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori