LAJMI I FUNDIT:

Paratë nuk janë problem, Al-Hilal i kërkon Cristiano Ronaldos t’ia tregojë kërkesat

Paratë nuk janë problem, Al-Hilal i kërkon Cristiano Ronaldos t’ia tregojë kërkesat

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal i ka thënë lojtarit të lirë, Cristiano Ronaldo, që t’ia tregojë kërkesat e tij.

Sipas mediumit The Mirror, Al-Hilal i ka thënë Ronaldos të tregojë çmimin e tij për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

37-vjeçari, kontrata e të cilit me Manchester United u prish para disa ditësh, besohet të jetë i interesuar të vazhdojë futbollin e tij në Lindjen e Mesme, veçanërisht me pak interes deri më tani nga klubet kryesore në Evropë.


Al-Hilal tentoi të nënshkruante me Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një kontratë marramendëse me vlerë rreth 300 milionë funte për dy vite.

Përsëri, paratë nuk do të jenë problem pasi Arabia Saudite, në ankth për të bërë një përshtypje të madhe në botën sportive, kërkon ta bëjë Ronaldon fytyrën e futbollit të tyre vendas.

Deri më tani, Al-Hilal janë duke udhëhequr rrugën për ta bërë Ronaldon lojtarin më të paguar në futbollin botëror me një pagë që do të eklipsojë pagën e tij prej 500 mijë funtesh në javë në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori