LAJMI I FUNDIT:

Paratë e grabitura, të fshehura në tenxhere (Foto)

Paratë e grabitura, të fshehura në tenxhere (Foto)

Në afërsi të banesës së Admir Çerpjes, në zonën e Bathores në Tiranë është gjetur një tenxhere e groposur, brenda së cilës kishte para.

Ashtu si në rastet e shokëve të tij të bandës që grabiti paratë e bankës në rrugën e Rinasit edhe në këtë tenxhere kishte para në valuta të ndryshme, por shuma nuk dihet ende.

Mësohet se policia po vijon kontrollet për sasi të tjera parash që mund të jenë fshehur nga autori i pestë i grabitjes, që u vu në pranga mbrëmjen e së premtes në Dibër.