LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për nesër – kur do të ndalen të reshurat që shkaktuan vërshime

Parashikimi i motit për nesër – kur do të ndalen të reshurat që shkaktuan vërshime

Reshjet e shiut që nisën mbrëmë në Kosovë, duke shkaktuar vërshime në disa komuna, pritet të vazhdojnë edhe sot përgjatë natës.

Prishtina Weather njofton se me depërtimin e sistemit frontal, moti do të jetë më i ftohtë nesër.


“Cikloni i fuqishëm që po kalon përgjatë Adriatikut, solli mbi rajonin tonë masa më të lagështa ajrore, me vransira goxha stacionare, apo pak të lëvizshme, që shtriheshin nga pjesë veriore të Shqipërisë dhe nga vendi ynë siq edhe vërehet në pamjet satelitore, ku reshjet më të mëdha u shkarkuan në komunat e Gjakovës, Rahovecit por edhe pjesë të Malishevës. Në këto komuna edhe u shkaktuan vërshime mëngjesin e sotëm”, thuhet në njoftim.

Reshje të mëdha thuhet se pati edhe në Prishtinë nga dita e djeshme dhe përgjatë natës.

“Vetëm në këto dy ditë, deri në mesditën e sotme janë akumuluar, në stacionin personal, 40mm të reshura. Kjo sasi së bashku me reshjet në dhjetë ditët e para rritë sasinë mujore në 90mm të reshura. Është ky gati dyfishi i reshjeve për Prishtinë, që zakonisht ka vlerat mesatare përreth 50mm në muajin shtator”.

“Reshje shiu pritet të ketë edhe më vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës, me depërtimin e sistemit frontal që na sjell mot më të ftohtë ditën e diel. Reshjet pushojnë deri mëngjesin e nesërm, e gjatë ditës më pas vransirat shpërndahen. Temperaturat maksimale ditën e diel luhaten ndërmjet 15C e 17C. Përgjatë natës edhe era ndryshon drejtimin në verilindje dhe do të fryjë mesatare dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove edhe deri në 17 e 18m/s, afër 70km/h”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori