LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjat zonave luginore.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -1 deri në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/