LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Kosovë – diell dhe pjesërisht i vranët

Parashikimi i motit në Kosovë – diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka parashikuar mot fillimisht me diell gjatë ditës, por pjesërisht të vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale parashihen të janë deri 27 gradë Celsius.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius”, thekson IHMK-ja.

Po ashtu, parashikohet që era do të fryj nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/