Shqipëria të shtunën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.


SHMU njofton se moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/