Arsenali e pret Liverpoolin në hapjen e kësaj jave në Ligën Premier që do të bëhet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën Premier.

Vendi: Emirates Stadium, LondërKoha: E premte, 22 dhjetor, 20:45


welbeckwestham 2 e1513718998358

Lajmet rreth ekipeve

Arsenali

Shkodran Mustafi nuk u rrezikua në mesjavë, por pritet që të kthehet në formacionin e parë.

Ramsey vazhdon që të jetë i lënduar, e Arsenali mund të përdorë sërish formacionin me katër mbrojtës.

Giroud mungoi të premtën pasi u lëndua në fitoren ndaj West Hamit. Coquelin po ashtu pësoi një goditje dhe është në dyshim.

wenger ozil 1 e1513350238626

Liverpooli

Liverpooli ka pasur një mesjavë të plotë për t'u përgatitur për këtë ndeshje dhe Klopp mund të përdorë skuadrën e njëjtë sikurse ndaj Bournemouthit.

Alex Oxlade - Chamberlain pritet të përballet me Arsenalin për herë të parë që prej largimit gjatë verës.

Matip ka mundësi që të luaj teksa sëmundja e mbanë Sturridgen larg këtji takimi.

Emre Can dhe James Milner do të kërkojnë të startojnë në këtë duel.

liverpool 1

A e dini se?

Arsenali ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku tri gola në 4 ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në 9 nga 10 ndeshjet e Liverpoolit në udhëtim.

Arsenali ka mbajtur portën pa pranuar gol në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Arsenali ka fitaur në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 4 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Mes Arsenalit dhe Liverpoolit janë shënuar së paku tri gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit.

Liverpooli ka fituar 4 ndeshjet e fundit në udhëtim.

Liverpooli ka fitaur 3 ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Arsenali ka shënuar 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Top lojtarët

notat 1 1

Parashikimi

Arsenali ka bërë progres duke hyrë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në mesjavë pa i konsumuar startuesit dhe kështu ka ekip të freskët për Liverpoolin. Sidoqoftë, gjërat s'janë shumë mirë për ekipin e Wengerit.

Liverpooli është në formë të jashtëzakonshme për momentni. The Reds kanë fituar katër ndeshjet e fundit në udhëtim dhe të trija me shumë gola.

Në këtë ndeshje priten shumë gola dhe një barazim është shumë i mundur duke parë që të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojnë dhe kanë kualitet për të fituar, por epilogu do të jetë i vështirë që të parashikohet e po ashtu, të arrihet për cilën do prej skuadrave.

/Telegrafi/

telegrafi sport app