Gjyqtari italian Antonio Rapuano do të ndëshkohet nga Shoqata Italiane e Gjyqtarëve (AIA) pas paraqitjes së tij të diskutueshme në ndeshjen mes Hellas Veronës dhe Juventusit në javën e katërt të Serie A.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjyqtari i seksionit të Riminit është vlerësuar negativisht dhe për këtë arsye pritet të “zbresë” për disa ndeshje në Serie B, para se të rikthehet në elitën e futbollit italian.


Vendimet e Rapuanos shkaktuan shumë polemika dhe zemëruan edhe trajnerin Igor Tudor, i cili pas ndeshjes e kritikoi ashpër drejtësinë e tij.

Episodi më i madh i debatit erdhi në minutën e 43-të kur, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari akordoi penallti për Juventusin pas një prekjeje me dorë të Joao Marios, të cilën Gift Orban e realizoi në gol.

Polemika tjetër ndodhi pak minuta më vonë, kur Orban goditi me bërryl mbrojtësin Federico Gatti.

Një episod që shumëkush e pa si të denjë për karton të kuq, por Rapuano e ndëshkoi sulmuesin vetëm me karton të verdhë.


Këto vendime sollën vlerësime të ulëta nga AIA dhe për pasojë, gjyqtari do të kalojë disa javë në Serie B. /Telegrafi/

telegrafi sport app