LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Pjesa tjetër e botës nuk mund ta konsiderojë më si të mirëqenë që SHBA akoma aspiron të jetë një udhëheqës global, paralajmëroi Angela Merkel.

“Ne u rritëm me një njohuri se Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore”, ka thënë kancelarja gjermane në një intervistë me një grup prej gjashtë gazetash evropiane, duke përfshirë The Guardian.


“Nëse SHBA tani dëshirojnë të tërhiqen nga ai rol i vullnetit të tyre të lirë, ne do të duhet të reflektojmë për atë shumë thellësisht”, citohet të ketë thënë më tej kancelarja gjermane, përcjell Telegrafi.

Merkel, udhëheqësja e parë gjerman që është rritur në anën lindore të perdes së hekurt, në të kaluarën ka folur shpesh për admirimin e saj për ndikimin global të SHBA-së.

Kur ajo foli para Kongresit në vitin 2009, Merkel theksoi “dhuratën e pabesueshme të lirisë” të dhuruar gjermanëve lindorë me rrëzimin e murit të Berlinit të mbështetur nga SHBA.

Por edhe gjatë presidencës së Barack Obama, Merkel pa që qeveria e saj vazhdimisht të “përkushtohej” për shpenzimet e ulëta të saj ushtarake – kritika që u intensifikuan nën Donald Trump, i cili kohët e fundit konfirmoi planet për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga bazat në Gjermani.

Në një intervistë me Guardian, Süddeutsche Zeitung, Le Monde, La Vanguardia, La Stampa dhe Polityka e Polonisë, Merkel tha se prania ushtarake e SHBA-së në Evropën qendrore ishte në interesin e SHBA-së.

“Trupat amerikane në Gjermani ndihmojnë për të mbrojtur jo vetëm Gjermaninë dhe pjesën evropiane të NATO-s, por edhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kancelarja. /Telegrafi/