Ndryshimi i klimës po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm në arqipelagun norvegjez Spitzbergen. Temperatura mesatare vjetore në vitin 2016 ishte rreth zero gradë, rreth shtatë gradë më shumë se normalja në këtë rajon.
Përderisa Arktiku ngrohet dy deri në tri herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës, pasojat e ndryshimit të klimës në Spitzbergen janë shumë evidente. Toka përjetësisht e ngrirë po shkrihet. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin, në shtëpi të veçanta në sipërfaqet e kodrave nuk lejohet më të banohet. Akulli në detin Arktik në 25 vitet e fundit është pakësuar duke u përgjysmuar.
Studiuesit druajnë, se në disa dekada në verë Poli i Veriut mund të jetë pa akull. Tek sodit nga lart Spitzbergen sheh vetëm akull, borë dhe akullnaja deri ku të kap syri në horizont. Pra në vështrim të parë ndryshimet dramatike të klimës që po ndodhin këtu pothuajse janë të padukshme.
Is-Fjord jo më kot quhet gjiri i akullt. Por ka disa vite që ai as në dimër nuk ngrin më. Para Spitzbergen peshkatarët zënë salmon dhe skumbir. Më parë ky lloj peshku gjendej shumë më në jug. Për drejtorin e Institutit Polar Norvegjez Kim Holmén është e qartë, që ndryshimi i klimës në Arktik është tashmë i pandalshëm.
“Ka shenja që ngrohja e Tokës ka të bëjë me ne njerëzit. Ndryshe ne nuk mund ta shpjegojmë rritjen e temperaturës në 30 vitet e kaluara”.
Përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku?
Edhe në portin kryesor të arqipelagut, Longyearbyen, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën e njerëzve. Shtresa e permafrostit në Tokë po shkrin. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshqasin. Numri i orteqeve është rritur në mënyrë dramatike.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish – nën drejtimin e meteorologut nga Lajpcigu Manfred Wendisch – do të zbulojë tani, se përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku. Çdo ditë ai del në aeroportin e vogël të Longyearbyen. Këtu ndodhen dy avionë polarë të Institutit Alfred-Wegener. Me avionin e rikosntruktuar DC-3 studiuesit duan të gjejnë gjurmët e ndryshimit të klimës në Arktik. Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për një enigmë deri më tani të pazgjidhur. Manfred Wendisch: “Ne kemi një ngrohje globale, por ajo është më e fortë në Arktik. Ka disa faktorë që luajnë një rol këtu. Retë janë njëri ndër këta faktorë të rëndësishëm – kështu mendojmë ne të paktën. Ndaj kemi ardhur këtu që ta vërtetojmë.”
Roli i reve
Retë mund ta përforcojnë ngrohjen e Tokës. Ato krijojnë një mantel mbrojtës, që e dobëson ftohjen e Arktikut. Kjo, thënë shkurt, është teza. Ndaj ne jemi duke matur kristalet e akullit në hapësirë.
“Kur kristalet e akullit qarkullojnë në atmosferë, ne marrim një hije të kristalit. Kështu ne mund të masim formën dhe madhësinë e tij e po ashtu mund të përcaktojmë edhe përqendrimin e akullit brenda një reje”.
Ata kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme. Vlerësimi i tyre do të kërkojë vite. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Akulli i detit të Arktik është përgjysmuar në 25 vitet e fundit. Arsyeja është rritja e temperaturës. Fillimisht krijohet një i ashtuquajtur pellg i shkrirjes e pastaj akulli çahet.
Studiuesit kanë konstatuar, se sipërfaqet e errëta të ujit e thithin më fuqishëm Diellin se sa akulli me ngjyrë të çelët. Një qark kërcënues vihet kësisoj në lëvizje. Mbulesa veriore e Polit në 40-50 vjet në verë mund të jetë tërësisht pa akull, por kjo sjell edhe pasoja të jashtëzakonshme për klimën tek ne. Kim Holmen, nga Instituti Polar i Norvegjisë vë në dukje: “Shumë gjëra, që sot ne i lidhim me Spitzbergen, do të ndryshojnë. Spitzbergen të së ardhmes do të jenë ndryshe nga ajo që njohim ne sot”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës