Ndihmës- sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien ka paralajmëruar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilën do të koordinohen lidhur me Ballkanin Perëndimor.
O’Brien në një postim në platformën X shkruan se së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar planifikojmë të presin gjatë kësaj jave të dërguarin e BE-së, Lajçak.
“Zëvendës-ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçakun gjatë javës për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, shkruan O’Brien.
Ndryshe, me O’Brien javë më parë është takuar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në Gjermani.
O’Brien, kishte njoftuar se në takimin me Kurtin ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, kishte shkruar O’Brien, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet e fundit në lidhje me statusin e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Një zëdhënës i DASH-it tha për Telegrafin se se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.
Sipas DASH-it, Escobar është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.
“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh”, tha zëdhënësi. /Telegrafi/
Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar and I plan to welcome @MiroslavLajcak later this week to coordinate U.S.-EU support for the Western Balkans pic.twitter.com/XgY8M0rxpB
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) May 6, 2024
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi