LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet investim milionësh në Prilep, premtohen 1000 vende pune

Paralajmërohet investim milionësh në Prilep, premtohen 1000 vende pune

Kompania gjermane ”VIK” do të investojë 12 milionë euro në Maqedoni. Vendi i investimit është përzgjedhur të jetë Prilepi, ndërkaq në fazën e parë parashihen 1000 punësime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”VIK” është kompani që merret me prodhimin e pajisjeve elektronike, me 6000 punëtorë në tregun aziatik, ndërkaq në Maqedoni do të prodhojë aparate për kafe.


Kjo kompani planifikon që të hapë fabrikë ”të gjelbërt”, e para e këtij lloji në rajon, sipas shembullit të kapaciteteve prodhuese në Indonezi. Prodhimet në Prilep do të shiten në tregun evropian./Telegrafi/