LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen protesta masive për të hënën

Paralajmërohen protesta masive për të hënën

Aktivist të ‘Revolucionit Laraman’ edhe dje kanë lyer me ngjyrë objektin e Qeverisë dhe Parlamentit në Shkup, duke protestuar në protesta të zakonshme për të kundërshtuar vendimet e presidentit Ivanov dhe për të larguar qeverinë aktuale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Revolucioni Laraman thonë se nga e hëna do të publikojnë plan për dalje nga kriza. Ata nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në facebook kanë bërë thirrje edhe për protesta masive për të hënën./Telegrafi/