LAJMI I FUNDIT:

Paraglajderi vdesë pas fluturimit në Gjevgjeli

Paraglajderi vdesë pas fluturimit në Gjevgjeli

Personi me inicialet M.Q. nga fshati Mërzenc, Gjevgjeli, i cili ka qenë anëtar i Klubit për sporte ekstreme, mbrëmë është gjetur i vdekur në fshatin Sermin, Gejvgjeli, në afërsi të Manastirit “Shën Ilija”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga MPB, ngjarja ka qenë e lajmëruar dje në orën 15:00.


“Personi me inicialet M.Q., pas lëshimit të suksesshëm me paraglajder, nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe për kohë të shkurtër ka vdekur. Nga ana e mjekëve nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar vedekja e tijë”, theksojnë nga MPB.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi policor nga stacioni në Gjevgjeli. Pas urdhëresës nga Prokuroria Publike trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi. /Telegrafi/