LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim edhe për dy persona në rastin ‘Transportuesi’

Paraburgim edhe për dy persona në rastin ‘Transportuesi’
????????????????????????????????????

Gjykata Penale e Shkupit dje ka shqiptuar masën e paraburgimit edhe për dy persona të dyshuar në rastin “Transportuesi” mëson Alsat M.

Me këtë ka përfunduar marrja në pyetje e të gjithë 11 personave për të cilët Prokuroria Speciale kërkoi masën e paraburgimit. Gjithsej, gjykata për tre persona shqiptoi masën e paraburgimit, për një person ka zbutur masën me arrest shtëpiak, ndërsa për 7 personat e tjerë ka masa më të lehta të kujdesit.


Asnjë kërkesë e Katica Janevës nuk është refuzuar plotësisht. /Telegrafi/