Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë ditëve të fundit në Kosovë. E më së shumti hasen kartëmonedha 100 euro dhe monedha 2 euro.
E deri tash janë me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Drejtori i Departamentit për Traseologji në AKF, Milazim Tahirukaj tha se ditëve të fundit kanë pranuar raportime të shumta të parave të falsifikuara.
“Ditëve të fundit ka raportime që ka shumë kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara. Por ne ju njoftojmë se në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka prurje dhe ka rritje të numrit të rasteve dhe në përgjithësi, krahasuar me vitet paraprake, sa i përket kësaj periudhe”, theksoi Tahirukaj.
Ai ka thënë kartëmonedha më e falsifikuar, është ajo prej 100 euro, ndërsa prej monedhave është 2 euro.
“Në bazë të statistikave dhe krahasimeve mes kësaj periudhe dhe periudhës së vitit kaluar, e kemi edhe këtë vit sikur se vitin e kaluar, kartëmonedhën 100 euro, e cila është më e falsifikuar sa i përket kartëmonedhave, ndërsa sa i përket monedhave që janë me mijëra monedha të falsifikuara, e kemi monedhën 2 euro. Raste kemi, deri tani të lajmëruara me qindra raste, por në fakt te sasia apo numri i dëshmive është me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Mbas përshkrimit të cilit bëhet nga raportet e Policisë vinë prej vendeve të ndryshme, prej marketeve të ndryshme”, vijoi ai për KP.
Ndërkaq shtoi se janë duke bërë përpjekje për një trajnim duke përfshirë të gjitha bankat komerciale.
“Është e vërtete që në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, kemi raste apo përshkrime nga hetuesia që është edhe banka, do me thënë që janë gjetur në Bankë, unë nuk e kisha qit si problem, në fakt atë që është kapur në bankë, se është identifikuar dhe pastaj ka ardhur këtu. Ne si agjenci jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme me Bankën Qendrore të Kosovës që të organizohet një trajnim për gjithë bankat komerciale, sa i përket procesit të identifikimit direkt me paranë e falsifikuar. Ndërsa sa i përket pajisjeve iu takon bankave komerciale të sigurohen në atë aspekt”, tha Tahirukaj.
Sipas tij, ka rritje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara më shumë se në vitin 2021.
“Vitin e kaluar, kuptohet monedhën 2 euro e kemi pas përmbi 5,000 mijë copë të falsifikuara, ndërsa këtë vit e kemi rreth 1,000 mijë. Edhe te kartëmonedha 100 euro është sikur që ka qenë 2021, ashtu e kemi edhe 2022, por ka rritje të numrit të kartëmonedhave më shumë se 2021. Te monedha është e kundërta për momentin”, tha ai.
Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime në AKF, Feriz Selimaj treguar disa specifika që mund të dallohen monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara.
“Secila kartëmonedhë origjinale i posedon tiparet e sigurisë. Si shenja ujore, apo numri me shtypje të lartë. E kemi këtë kartëmonedhë në vlerë 100 euro, e cila ka ardhur në divizionin e dokumenteve dhe dorëshkrimeve për ekzaminim. Fillimisht e bëjmë një kontrolle vizuele me sy të lirë, e shohim se a përputhet me urdhëresën vlera e kartëmonedhës, pastaj vazhdojmë me metodat optike apo me pajiset laboratorike që i posedojmë. Ne përveç ekspertimit bëjmë edhe krahasim, sepse i posedojmë mostrat. Kjo është një kartëmonedhë origjinale apo mostra standarde dhe në të njëjtën kohë e bëjmë krahasimin me kartëmonedhën e dyshuar e cila ka ardhur në divizion. Kartëmonedha lartë është mostra origjinale, ndërsa kartëmonedha poshtë është e dyshuar për falsifikim”, tha Selimaj.
“Me shenjën ujore, është një tipar shumë i rëndësishëm i cili është integruar gjatë prodhimit të letrës, sepse kemi disa tipare që vendosen gjatë prodhimit, dhe disa pas prodhimit të letrës. Në këtë rast shenja ujorit është tipar i sigurisë i cili vendoset gjatë prodhimit të letrës, pra këtë tipar të sigurisë e identifikojmë apo e ekzaminojmë me anë te dritës transmetuese, pra në këtë rast siç shihet lartë, nën ndikim e kësaj drite transmetuese shenja ujore te mostra standarde është e qartë, shihet që është e integruar, kurse te kartëmonedha poshtë e cila është e dyshuar, nuk e posedojmë fare. Kemi edhe raste të shumta të monedhave metalike që vine te ne. Këtu e kam një monedhë në vlerë 2 euro, e cila ka ardhur për ekspertim, po ashtu edhe këto i identifikojmë përmes kësaj aparature, pra këtu zakonisht e kontrollojmë stampimin të yjeve, p.sh. këtu i kemi 12 yje, gjashtë lartë, gjashtë poshtë, kemi vlerën numerike 2, kemi mbishkrimin euro, kemi hartat e shteteve, që siç shihet edhe në imazh janë shume në kualitet të dobët, kurse te monedha metalike, mostra standarde e vëreni që stampimi është i qartë, yjet janë të qartë dhe vlera e numrit është e qartë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe