LAJMI I FUNDIT:

Para konsullatës serbe në New York protestohet kundër krimeve serbe

Para konsullatës serbe në New York protestohet kundër krimeve serbe

Për herë të dytë në Nju Jork do të dëgjohen thirrjet për drejtësi kundër shtetit serb. Gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja, para konsullatës serbe do të kërkojnë ndëshkimin e kriminelëve serbë që ushtruan dhunë ndaj tyre.

Me moton “Rally for her justice”, do të protestohet për sensibilizimin e opinionin ndërkombëtar që të hetohen krimet e luftës që ka kryer qeveria serbe gjatë viteve 1991-2001.

Pak para fillimit të tubimit, deputetja nga Kosova, Vasfije Krasniqi-Goodman thotë për KosovaPress se pret që ky tubim të ketë ndikim të madh dhe të vendoset drejtësia për gjitha viktimat.

“Ne synojmë që të kemi drejtësi. Ky tubim ka domethënie shumë për neve viktimave, ne jemi viktima të Kosovës që marrim pjesë. Por edhe të Kroacisë e Bosnjës. Është hera e dytë që po mbahet ky tubim te konsullata e Serbisë në Nju Jork. Iniciativa është e Mark Gjonajt, këshilltar i qytetit të Nju Jorkut. Ne shpresojmë të sjellim vetëdijesim në botë për krimet që ka bërë Serbia”, tha Krasniqi.

Vasfija është gruaja e parë e cila ka rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar si 16- vjeçare nga kriminelët serbë. Përveç këtij tubimi, do të ketë takime edhe me Senatin dhe Kongresin amerikan, për të adresuar çështjen e krimeve të luftës të kryera nga Serbia.

Në tubimin ku do të kërkohet drejtësi para konsullatës serbe do të marrë pjesë edhe Shyhrete Tahiri –Sulimani, e cila dy vjet më parë ka dorëzuar publikisht kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Gruaja e dytë e cila është paraqitur publikisht thotë se ky tubim ka rëndësi të veçantë për viktimat.

“Është një iniciativë shumë e qëlluar edhe i kisha falënderuar te gjithë që na përkrahin. Më së shumti Mark Gjonaj, është shumë me rëndësi për viktimat”, shprehet ajo pak para fillimit të këtij tubimi.

Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur dy vjet më parë. Ajo thotë për KosovaPress se që me këtë iniciativë synohet presioni i mekanizmave ndërkombëtarë për t’u hetuar gjenocidi.

“Ne protestonim dhe zëshëm kërkonim që krimet dhunës seksuale të ndëshkohen dhe shteti serb me i marrë përgjegjësitë e veta në raport me krimet e luftës, e në veçanti me krimet serbe. Hapej dritarja e konsullatës, ndërsa nuk shihej asnjë njeri i gjallë apo një reagim nga ky institucion që ishte prezent në Nju Jork. Qëllimi i kësaj proteste kësaj radhe është që të mobilizojë kërkesën e patjetërsueshme të gjitha viktimave seksuale në ish-Jugosllavi, përfshirë Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën e Kroacinë, ka për qëllim edhe t’i bëjë presion mekanizmave ndërkombëtarë”, tha Rushiti.

Krimet e luftës kanë mbetur të pandëshkuara, ndërkaq viktimat edhe pas dy dekadave po jetojnë me përjetimet nga e kaluara.

“Ka një rëndësi të veçantë për faktin që krimet e dhunës seksuale kanë mbetur të pandëshkuara dhe si rezultat të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës ende kanë frikë me u ndje të lirë dhe ende vuajnë nga e kaluara. Ende mund të akuzohen e të ndihen fajtorë. Kjo lëvizje dhe masivitet mbarë shqiptar edhe nga Bosnjë-Hercegovina e Kroacia mendoj që duhet t’i bëjë presion administratës së Serbisë për t’i marrë përsipër gjithë mekanizmat e mundshëm dhe për të vu drejtësi në vend”, tha Rushiti.

Katër muaj më parë, për herë të parë në Kosovë është dënuar me 10 vjet burgim Zoran Vukotiq. I njëjti është akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga forcat policore serbe. Edhe pas më shumë se dy dekadave nuk ka drejtësi për viktimat, të cilat përjetuan këtë tmerr.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori