Të paktën 36 persona humbën jetën në një zjarr katastrofik në ishullin Maui të Havait.

Dyshohet se numri i të vdekurve do të rritet. Zjarret e nxitura nga erërat me forcë uragani kanë shkatërruar vendpushimin historik të Lahaina, transmeton Telegrafi.


1 31

Zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të Lahaina në Maui, një qendër turistike dhe biznesi ku jetojnë rreth 13,000 njerëz dhe zhvendosi qindra familje.

Disa mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

2 11

Pamjet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë Lahaina para dhe pas zjarrit katastrofik.

3 16

Fotografitë në të majtë janë bërë më 25 qershor, ndërsa ato në të djathtë janë bërë dje, më 9 gusht. /Telegrafi/